26 Prill 2024

MAShT intensifikon përgatitjet për Maturën Shtetërore

Prishtinë, 8 maj - Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka mbajt takimin e radhës me Drejtorët komunal të Arsimit me të cilët ka biseduar rreth përgatitjeve për provimin e Maturës Shtetërore 2013, testin e klasave të 9-ta si dhe për trajnimin e mësimdhënësve me programin ECDL.  

Në këtë takim është miratuar edhe plani strategjik i kolegjiumit për arsim 2013-2016.

Zëvendësministri i arsimit Nehat Mustafa njoftoi se janë  në përfundim e sipër të gjitha përgatitjet për Maturën Shtetërore ndërsa  apeloi për një angazhim maksimal të përgjegjësve të arsimit sa i përket përzgjedhjes së administratorëve, angazhimit  maksimal  të tyre në mbarëvajtjen testit.

Mustafa  i ftoi zyrtarë komunal që  të angazhohen  maksimalisht  me qëllimin më të mirë që testi i maturës të mbërrijë efektin e duhur dhe që të kemi rezultate reale  nga ky test .

“Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e deritashëm në menaxhim të provimit të maturës  në vitet e kaluara por edhe me përgatitjet që po bëhen për këtë vit” tha z Mustafa  .

Zv. Mustafa i njoftoi zyrtarët komunal edhe me rrjedhën e debateve publike për rishikimin e teksteve shkollore  që MAShT ka ndërmarrë, debat ky që po zhvillohet  me  profesorët e lëndëve përkatëse nga Universiteti i Prishtinës dhe profesor të shkollave fillore e të mesme të Kosovës  si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

  “Ç`do gjë  që do të ndryshoi do të jetë i bazuar në parimet universale shkencore dhe si rrjedhojë e diskutimeve të përbashkëta  dhe rekomandimeve që do ti  nxjerrim nga  këto debate”  tha Mustafa .

Në këtë takim u shtrua edhe çështja e  përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave  me q`rast u  tha se duhet të rregullohet me Udhëzimi Administrativ.

Ndërsa  sa i përket aftësimit (trajnimit ) të mësimdhënësve  për programin ECDL, u tha  se është e mirë që ky proces të vazhdojë  ende por me konkretisht do të vendoset  së shpejti.

Ndryshe provimit  maturës do të mbahet me datë 1 dhe 15 qershor 2013,  ndërsa testi i arritëshmërisë për klasat e 9-ta mbahet me datë 28 qershor 2013

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)