12 Gusht 2020

MASHT e shqetësuar për situatën e krijuar nga “Astronomy Outreach of Kosovo”

Prishtinë, 26 shtator  - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shpreh shqetësim lidhur me situatën që ka krijuar organizata joqeveritare “Astronomy Outreach of Kosovo”, e cila pas presionit që ka bërë në institucion, sot ka protestuar para MAShT në lidhje me ndërtimin e Observatorit.

Për hirë të korrektësisë, MAShT sqaron se:

-         Zyra e Sekretarit të MASHT ka bërë thirrje publike për mbështetje financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve që kontribuojnë në 8 fusha të fokusuara në fushën e Astronomisë.

-         Kësaj thirrje i janë përgjigjur 11 aplikues, ndërkohë që organizata joqerveritare “Astronomy Outreach of Kosovo”, ka bërë presion të madh që shuma totale prej 236,568.63 t’i ndahet vetëm kësaj OJQ-je për projektin “Planetariumi dhe Observatori i parë në Kosovë”, me arsyetimin se Kuvendi i Kosovës i ka ndarë këto mjete për ndërtimin e observatorit, mjete të cilat janë paraparë edhe në Ligjin e Buxhetit për vitin 2019.

-         Komisioni më pas ka kërkuar interpretim nga Auditori i Brendshëm nëse klasifikimi i projektit në fjalë është i vendosur mirë në kategorinë ekonomike dhe ka marrë përgjigjie se “procedurat e filluara nga MAShT / Thirrja Publike me Nr–2–889 nuk është e klasifikuar sipas Ligjit Nr. 06/L -133 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 (Tabela 3.1: Buxheti i Nivelit Qendror Subvencione dhe Transfere)”.

-         Prandaj, në bazë të opinionit të Auditorit se ky proces duhet të ripërsëritet dhe të zhvillohen prej fillimit procedurat konform legjislacionit në fuqi, Komisioni është tërhequr nga kjo procedurë.

MAShT është e gatshme që të përdorë buxhetin për investime të tilla në hulumtim dhe shkencë, por duke respektuar gjithmonë legjislacionin në fuqi dhe nuk do t’i nënshtrohet asnjëherë asnjë presioni që vjen nga kushdoqoftë, përfshirë këtu edhe partitë politike që mund të qëndrojnë prapa individëve, apo grupeve të caktuara.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)