19 Mars 2024

MAShT diskuton për themelim të Agjensionit të AAP dhe ARr

Prishtinë, 29 tetor - Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në bashkëpunim me përfaqësues të GIZ- it, Luxemburgut e të Norvegjisë, kanë organizuar punëtori për themelimin e Agjensionit për Arsim  dhe Aftësim Profesional dhe Arsim të të Rriturve (AAAPARr) të Republikës së Kosovës.

Punëtoria është përgatitur si pjesë e aktiviteteve të debatit për  përcaktimin e formatit, modaliteteve dhe detyrave e përgjegjësive të të këtij institucioni në kontekst të zhvillimeve aktuale dhe atyre të planifikuara  në sistemin e AAP në Kosovë. 

Ministri Buja, me rastin e hapjes së punimeve, ndër tjera tha se arsimi dhe aftësimi profesional është ndër sektorët  më të rëndësishëm në sistemin e arsimit të Kosovës, ku janë përfshirë rreth 60 për qind e nxënësve të shkollave të mesme.

Ministri, gjithashtu theksoi nevojën  e themelimit  dhe rëndësinë që ka  AAAPARr, drejt progresit ekonomik e social të vendit,  përafrimin e nivelit të shkollimit të nxënësve tanë me moshatarët e tyre në Evropë, përkatësisht përgatitjen e kuadrove të reja edhe për tregun e jashtëm të punës.

Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit Buja, prezantoi draft dokumentin për themelim AAAPARr. Ai tha se sipas Ligjit për Arsimin Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (që pritet të miratohen shpejt në Kuvendin e Kosovës ),  AAAPARr, është përgjegjëse për: Administrimin dhe udhëheqjen e AAAPRr; Zhvillimin e AAAPRr; Koordinimin e studimeve lidhur me AAPRr; Koordinimin e projekteve ndërkombëtare;  Përfshirjen e parnterëve social në AAAP dhe ARr; Inicon kërkime për nevojat e tregut të punës si dhe  mbikëqyrë dhe koordinon zhvillimin e standardit e profesionit.

Një Draft është prezantuar edhe nga  z. Christoph Heil, (në emër të GIZ-it, Luksemburgut dhe të Norvegjisë), sipas të cilit  AAPRr, do të ketë për objektiv, të sigurojë : cilësi të shërbimeve aftësuese, besim të palëve të interesuara dhe cilësi në AAP; kualifikime të njohura përgjatë tërë shtetit; një sistem gjithpërfshirës dhe të integruar të AAP si pjesë  e tërë sistemit arsimor, si dhe çasje në arsim dhe aftësim, dhe të mësuarit gjatë tërë jetës.

Ndryshe, me propozim të MAShT, Qeveria e Republikës së Kosovës , themelon Agjencionin për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe të Rriturve (AAAPRr).

Në punëtori po marrin pjesë zyrtarë të lartë të MAShT, përfaqësues   Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies  Sociale  si dhe përfaqësues të institucioneve tjera vendore e ndërkombëtare, të cilat ndërlidhen në fusha të ndryshme të AAAP-së dhe APRr.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)