29 Mars 2024

MAShT dhe Nxënësit debatuan për Kurrikulën e Arsimit Parauniversitar

Prishtinë, 5 prill - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka  prezantuar Kornizën e Kurrikulës së Arsimit Parauniversitarë (APU)  të Kosovës, Këshillit të Nxënësve të Kosovës (KNK), njëherësh zhvilloi debat  lidhur me këtë dokument strategjik.

Ky debat u organizua me iniciatvën e KNK-së dhe pati për qëllim që përfaqësuesit e nxënësve të njihen më detajisht lidhur me përmbajtjen e dokumenti, rëndësinë dhe  mundësitë e implementimit  në të ardhmen.

Ragip Gjoshi, këshilltarë i ministrit Buja  tha se MAShT,  në vazhdimësi po punon në ngritjen e cilësisë dhe se Korniza e Kurrikulës, në vija të trasha përcakton kahet e zhvillimit të arsimit në të ardhmen me synimin që të jemi në trend edhe me zhvillimet bashkëkohore arsimore në rajon dhe më gjerë duke pas parasysh edhe specifikat dhe nevojat  tona  zhvillimore “.

Dokumentin e prezantoi Ramush Lekaj, udhëheqës i divizionit për standarde dhe vlerësim  në MAShT, ndërsa nxënësit për dy orë rresht patën rastin të bëjnë pyetje lidhur me këtë dokument. Ata njëherësh shprehën interesin që të merren parasysh edhe idetë dhe sugjerimet e  tyre më rastin e hartimit të dokumenteve të rëndësishme të arsimit.

Ata u interesuan  për çështje programore, lëndët mësimore , për testin e maturës, për diplomat e shkollës së mesme, vlefshmërinë e këtyre  diplomave  për vlerësimin e përformancës së  tyre por  edhe të mësimdhënësve si dhe menaxherëve të shkollave.

Në të gjitha këto pyetje dhe shumë të tjera , dhanë përgjigje zyrtarët e lartë të MAShT të cilët njëherësh inkurajuan nxënësit që të jenë edhe më aktiv në të ardhmen  në kuptimin e ngritjes së zërit të tyre për kërkesat  apo shqetësimet që ata kanë.

Agim Berdyna , drejtor i departamentit për Zhvillim të Arsimit Parauniversitarë tha se ky debat ishte shumë i frytshëm dhe  i porositi përfaqësuesit e këshillave të nxënësve të shkollave të Kosovës që të mos jenë bashkëfajtorë me heshtjen e tyre karshi problemeve apo interesave që ata kanë. “ Ju duhet të ngisni çështjet kurdoherë që e shihni të nevojshme dhe më interes të arsimit . Qeveria e Kosovës dhe institucionet  arsimore janë të hapura dhe të angazhuara karshi interesave tuaja “ th  z Berdyna .

Përfaqësuesit e KNKK së , u shprehën të kënaqur me shpjegimet dhe informacionet e marrura të cilat siç thanë ata do tua komunikojnë nxënësve tjerë  në shkollat përkatëse.

Ndryshe Këshilli i Nxënësve të Kosovës, (KNK) është strukturë përfaqësuese në nivel nacional nëpërmjet së cilës nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës përfaqësojnë shkollat e tyre në mënyrë që të mbrojnë interesat e nxënësve dhe të bashkëpunojnë me zyrtarët, prindërit dhe profesorët për të përfituar arsimi dhe nxënësit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)