01 Tetor 2020

MASHT dhe donatorët hartojnë Planin për vitin buxhetor 2012

Prishtinë, 9 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore (BB), me të cilët është biseduar rreth implementimit të Strategjisë së Punësimit.

Ministri Buja, me këtë rast, ka informuar mysafirë për aktivitetet dhe proceset që dalin nga plani i veprimit në kuadër të strategjisë së punësimit dhe është biseduar rreth aktiviteteve të reja, të cilat mund të organizohen në të ardhmen në drejtim të përmirësimit gjendjes së punësimit të të rinjve.

Në këtë drejtim, ministri Buja, përmendi të arriturat rreth implementimit të projektit të MASHT-të për ngritjen e Qendrave të Kompetencës dhe transformimit të shkollave profesionale në Qendra të Kompetencës, promocionit të mundësive në arsimin për të rrritur, definimit dhe implementimit të kualifikimeve kombëtare në pajtim me kualifikimet evropiane.

Ndërkaq, udheheqësja e Divizionit për Arsim Profesional, Valbona Fetiu-Mjeku, i ka informuar përfaqësuesit e BB-së për progresin në arsimin profesional dhe për reformat në këtë sektor. Ajo tha se së fundmi janë aprovuar edhe disa programe të rëndësishme, për të cilat po bisedohet që të aplikohen edhe për arsimin të rriturit në shkollat e Arsimit profesional.

Ihsan Ajwad nga Banka Botërore e informoi ministrin Buja se tashmë po bëhet finalizimi i politikave zhvillimore dhe tha se besohet që shumë shpejt do të fillohet me disbursimin e fondeve. Ai tha se kjo edhe është një pjesë e madhe e këtij misioni, në mënyrë që të identifikohen ato fusha që bëjnë pjesë në fazën e dytë të programit.

Duke qënë se edukimi dhe trajnimi kanë një rol të madh për përgatitjen për tregun e punës, Ajwad propozoi disa ide (reforma) në këtë drejtim.

Ndërsa, Flora Kelmendi nga BB përmendi disa aktivitete në përputhje me Strategjinë e punësimit në drejtim të fuqizimit të arsimit profesional për të rritur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2020  - Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. (Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Grainca për keqpërdorim të pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës voton për ekspertin e shëndetit publik si dhe diskuton me ekspertët rreth angazhimit të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nis vitin e ri akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:30)

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë - Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë, ora 12:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)  

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Reçan, ora 13:30)

- Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Volontari nel Mondo-RTM “Aleanca Për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor në Kosovë” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 15:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Korporates Financiare te Zhvillimit Ndërkombëtar të ShBA-ve, Adam Boehler mban një konferencë telefonike për shtyp në të cilën do të diskutojë sesi delegacioni i fundit i qeverisë amerikane në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok avancoi marrëveshjet ekonomike dhe investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-us-international-development-finance-tickets-123158497381, ora 17:00)

- Global Albanian Gastronomy Festival së bashku me Theranda Wine organizon një darkë për prezantimin e kuzhinës moderne dhe degustimin e verërave shqiptare në vreshtat e  verarisë AgroKosova Holding. (Vreshtat e verarisë Theranda në Shirokë, Therandë, ora 17:00)