25 Prill 2024

MASHT, 55 bursa për stuentët në Universitetin e Sheffieldit

Prishtinë, 19 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, ka nënshkruar Protokoll Bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Sheffieldit, City College  me seli në  Selanik, Ioannis Ververidis,  sipas të cilit parashihet ndarja e 55 bursave për studentët  kosovarë.

Me këtë rast, Ministri Buja,  ndër tjera  tha se “është hera e katërt që po bëjmë një marrëveshje të tillë dhe kjo do të thotë se po favorizojmë studentët tanë që kanë vullnet dhe dëshirë për të studiuar në këtë universitet,  i cili radhitet  në mesin e 66 universiteteve më me emër  në botë”, theksoi ministri.

Në vazhdim, ministri Buja përmendi faktin se me këtë marrëveshje studentëve iu  mundësohet  të përfitojnë 55 bursa të niveleve  bachelor , master,  MBA (për  të punësuarit në sektorin publik) dhe doktoratës, që të kryejnë studimet dhe hulumtimet e tyre në Universitetin e Sheffieldit  në Selanik.

“Ne jemi shumë falënderues rektorit dhe gjithë stafit të këtij universiteti,  sepse studentët  që dalin nga ky universitet kanë njohuri solide dhe një pjesë e tyre  janë të kyçur në institucionet tona shtetërore”.

Ndërsa  në fund, ministri Buja theksoi se përzgjedhja e kandidatëve përfitues do të bëhet me konkurs në kohën e duhur.

Ndërkaq, rektori: Ioannis Ververidis tha se  “jam  i lumtur që mund të vazhdojmë bashkëpunimin dhe që të vazhdojmë me këtë  skemë të rëndësishme për ndarjen e bursave dhe se shpresojmë që tu japim mundësinë studentëve të talentuar kosovarë, një rast të veçantë që të kenë  studim të kualitetit  të lartë dhe të studiojnë në një nga universitetet më të mira në botë”.

“Them se studentët e programeve bachelor, master  MBE dhe doktoratë , kanë mundësinë që të studiojnë në Universitetin ndërkombëtarë në Selanik , i cili rangohet në vendin e  66-të universiteteve më të mira në botë dhe një ndër 20 universitetet e para në Evropë. Pra një  universitet që ka dhënë  pesë fitues të çmimit  “Nobel ” , u shpreh rektori Ververidis.

Ndryshe, sipas kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë bursa : 20 studentë të nivelit bachelor,  20 studentë  master, 10 bursa  MBA (për të punësuarit në sektorin publik)  si dhe 5 bursa për doktorantë.

Për më shumë, specifikat tjera të kësaj marrëveshjeje do të publikohen me shpalljen e konkursit në afatin e duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)