28 Mars 2024

Marrëveshje për themelimin e Akademisë Kosovare për Lidership

Prishtinë, 26 korrik - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe dr. Donald Trott, asistent i presidentit të organizatës joqeveritare “Global Neighbors” nga SHBA-ja, kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum bashkëpunimi për themelimin e një Akademie Kosovare për Lidership në këtë komunë.

Palët vlerësuan këtë si një projekt kapital për Mitrovicën dhe Kosovën në përgjithësi.

Kryetari Kastrati, ka falënderuar drejtuesit e kësaj organizate për këtë projekt, që do të ndihmoj këtë komunë në ofrimin e një mundësie unike për fëmijët mitrovicas. “Mitrovica si pasojë e rrethanave politike ka trashëguar shumë probleme në fushën e arsimit, ndërsa ky projekt është në vazhdën e punëve të mëdha që po bëhen në përmirësimin e situatës”.

Tha se ndihma nga institucionet dhe qeveria amerikanë kanë qenë të vazhdueshme për Mitrovicën, ndërsa projekti për Akademinë për Lidership, përbën një prej investimeve më të mëdha në fushën e arsimit në këtë komunë. Në këtë drejtim ai shprehu gatishmërinë e plotë të komunës për të plotësuar obligimet që dalin nga memorandumi i bashkëpunimit.

Në anën tjetër, asistenti i presidentit të organizatës joqeveritare “Global Neighbors”, dr. Donald Trott, tha se vlera e këtij investimit do të jetë rreth 6 milionë dollarë. “Do të jetë një shkollë unike në Kosovë dhe si  e tillë do të ofroj një nivel të lartë edukimi që do të dallohet në gjithë vendin”.

Ai sqaroi se në këtë akademi do të pranohen rreth 500 nxënës, prej klasës së 1 deri në klasën e 12. “Do të respektohen rregullat dhe ligjet kosovare sa i përket edukimit, por sistemi i punës do të jetë amerikan”.

Dr. Trott, tha se nxënësit që do të regjistrohen në këtë akademi do të paguajnë, përderisa menaxherët do të përkujdesen për bursa dhe mbështetje për të suksesshmit. Sa i përket stafit që do të punoj në këtë akademi, ku do të mësohet në gjuhën shqipe, angleze dhe atë serbe nëse ka kërkesa, ai tha se fillimisht do të angazhohen mësimdhënës amerikanë, ndërsa më vonë do të trajnohet stafi vendor.

Sipas memorandumit të bashkëpunimit që do të nënshkruhet edhe nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave, Komuna e Mitrovicës do të ndaj 2.5 hektar për këtë shkollë. Poashtu do të ofroj mbështetje edhe për ndërtimin e objekteve përcjellëse, mandej do të rregulloj infrastrukurën e nevojshme si rrugën, kanalizimin etj.

Ndërsa  organizata joqeveritare “Global Neighbors”, merr përgjegjësinë që të siguroj fondet e nevojshme për ndërtimin e shkollës dhe objekteve përcjellëse. Objektet do të ndërtohen me faza. Kësaj organizate do t’i duhen 2 vite derisa t’i siguroj fondet për këtë projekt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)