22 Prill 2021

Marrëveshje bashkëpunimi për ngritjen e cilësisë në shkolla

Mitrovicë, 14 korrik - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe shefi i programit për aftësimin themelor, Keith Prenton, që financohet nga USAID-i dhe qeveria kosovare kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për një projekt pesëvjeçar për ngritjen e profesionalizimit te mësimdhënësve në këtë komunë.

Projekti fillimisht do të nis në shkollën fillore “Muharrem Bekteshi” në Mitrovicë.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka falënderuar bartësit e këtij projekti, duke e vlerësuar si shumë me rëndësi për ngritjen e përgjithshme të nivelit të edukimit në shkollat e komunës.

Ai tha se në kuadër të mundësive dhe përgjegjësive që ka, komuna do të ndihmoj në të gjitha aspektet në këtë drejtim.

Ndërsa shefi i Programit për Aftësimin Themelor, Keith Prenton, tha se qëllimi është që të ndihmohen komunat, përkatësisht drejtoritë e arsimit për ngritjen e profesionalizimit të mësimdhënësve dhe ngritjen e cilësisë së punës në shkolla. “Është projekt që realizohet në partnerit mes USAID-it, qeverisë, komunës dhe shkollës”.

Ai sqaroi se tri pikat kryesore në kuadër të këtij projekti pesëvjeçar janë ngritja e kapaciteteve menaxhuese të shkollave ne mjedis të decentralizuar, mandej përforcimi i vlerësimit të rezultateve të mësimnxënies dhe përmirësimin e zhvillimit të mësimdhënësve në shërbim.

“Fillimisht projekti do të nis në shkollën fillore “Muharrem Bekteshi”, ku do të nis edhe trajnimi i mësimdhënësve”, tha ai, duke shtuar se brenda pesë vitesh planifikohet që të trajnohen të gjithë mësimdhënësit.

Në bazë të marrëveshjes së mirëkuptimit, të cilën pos kryetarit të komunës dhe shefit të programit e nënshkruan edhe drejtori komunal i Drejtorisë së Arsimit, Ali Bejta dhe

drejtoresha e shkollës, Sanie Raifi, të gjithë këta akterë do t’i kenë përgjegjësitë e veta të ndara. Drejtuesit e Programit për Aftësim Themelor, kanë përgjegjësinë për blerjen e pajisjeve dhe mobileve, përfshirë kompjuterët dhe lidhjet e internetit, mandej ofrimin e programeve për ngritje profesionale të mësimdhënësve etj.

Ndërsa komuna do të ketë përgjegjësi për sigurimin e një vendi të përshtatshëm për bashkëpunim me personelin e Programit për Aftësim Themelor, mandej ofrimin e personelit për organizim të aktiviteteve në nivel lokal etj.

Në anën tjetër, shkolla do të ketë përgjegjësi për garantimin e ekipit që ndihmojnë hulumtuesit e Programit, mandej të garantojnë siguri për pajisjet etj.

Shefi i Programit për Aftësimin Themelor, Keith Prenton, tha se moto e këtij projekti është të zhvillojnë shkathtësitë e nxënësve të shekullit 21 përmes shkollave dhe komuniteteve. “Qëllimi kryesor është avancimi i kapacitet institucional i Qeverisë së Kosovës në sektorin e arsimit”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)