28 Mars 2024

Limaj në përkrahje të angazhimeve të SBASHK-ut

Prishtinë, 11 janar - Në kuadër të përpjekjeve të mëdha të SBASHK-ut që çështjet e ngritura të zgjidhen me dialog, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj  dhe menaxheri për financa e këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë pasur sot  takime të ndara me Zv/kryeministrin  e Kosovës, Fatmir Limaj dhe Me ministrin e MASHT, Shyqiri  Bytyqi.

Zv/kryeministri Limaj i ka deklaruar delegacionit të SBASHK-ut se përcjellë vazhdimisht  angazhimet dhe  përkushtimin e  tyre  për t’u shprehur se ai fuqishëm përkrah dërgimin sa më të shpejtë të  Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës në  Parlament  sepse, si tha ai, mësimdhënësit e asaj kohe meritojnë resketin më të lartë pasi me mund e sakrifica kanë mbrojtur gjuhën shqipe dhe arsimin në tërësi në  ato  vite të  vështira të Kosovës .

“Duhet ruajtur  e respektuar personalitetin e mësuesit edhe sot e gjithmonë dhe atij i duhet mbështetja  në përpjekjet për një arsim edhe më cilësor. Ne nuk do të veprojmë vetëm, po bashkë me SBASHK-un  në të gjitha këto përpjekje “ , ka thënë Limaj.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë njoftuar zv/kryeministrin Limaj për të gjitha shqetësimet duke treguar se ka tensione të ngritura të punëtorët e arsimit  dhe se atyre iu drejtohemi me mesazhe mobilizimi dhe respekti për misionin e tyre të shenjtë në edukimin dhe arsimimin e brezave, duke kërkuar që të japin maksimumin nga vetja e tyre për një arsim më cilësorë.

“Duke monitoruar në orët mësimore inspektorët profesionalë do të vërejnë nga afër dhe do ta vlerësojnë punën e mësimdhënësve dhe pastaj bashkërisht do t’i korrigjojnë  të metat  eventuale”,  kanë thënë përfaqësuesit e SBASHK-ut, duke kërkuar angazhimin e z. Limajt që çështjet të zgjidhën me dialog  në mënyrë që të mos ketë veprime sindikale, të cilat bazuar në aktualitetin janë  shumë të mundshme.

Në  vazhdën  e këtyre  përpjekje delegacioni i SBASHK-ut   zhvilloi një takim pune po sot edhe me Ministrin në MASHT, Shyqiri Bytyqi për të shpalosur me të  gjitha çështjet dhe sfidat aktuale.

Minsitri Bytyqi është shprehur se kupton angazhimet e SBASHK-ut në përpjekje që ngritja e pagave të mos jetë 4.6 %, por një rritje më e madhe  duke shtuar se as ai e as Ministria që drejton nuk është kundër ndonjë rritje tjetër të mundshme, porse kjo varët nga mundësitë buxhetore dhe se nuk është në kompetencat e tij. Po ashtu ai është shprehur i bindur se Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës shumë shpejtë do të gjendet para deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Ministri Bytyqi e ka ritheksuar edhe një herë se MASHT nuk angazhohet për as një lloj testimi  me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve , por është duke u angazhuar të gjendet një formë për vlerësimin e përformancës  në punë dhe për të gjetur  forma që të dihet se për cilat trajnime kanë nevojë  mësimdhënësit sipas shkollave e pastaj edhe komunave.

Të dy palët janë shprehur se me angazhime  të përbashkëta do të veprojnë në shërbim të arsimit dhe punëtorëve të këtij sektori të rëndësishëm për shtetin tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)