26 Prill 2024

Licencohen rreth 2400 mësimdhënës të rajonit të Ferizajt

Prishtinë, 28 maj - Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa mori pjesë në ceremoninë e dhënies së licencave rreth 2.400 mësimdhënësve të rajonit të Ferizajt.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari i SBAShK- ut, Ali Shabanaj, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Me këtë rast, zv/ministri Mustafa, i cili njëherësh është edhe kryetar i Këshillit  për Licencim të Mësimdhënësve, tha se ky është një moment i rëndësishëm, sepse për herë të parë po licencohen mësimdhënësit.

“Ky proces ka filluar që nga viti 2008 dhe do të vazhdojë edhe më tutje,  me qëllimin e vetëm që të kemi mësimdhënës të përgatitur e të licencuar për mësimdhënie me metodat bashkëkohore, me synimin e përhershëm: rritjen e cilësisë në arsim”.

Zv/ministri Mustafa foli edhe për licencimin e mësimdhënësve si proces me ç`rast theksoi se janë katër komponentët kryesore të licencimit e që janë: zhvillimi profesional i mësimdhënësve, vlerësimi i performancës së mësimdhënësve, licencimi si proces, që do të thotë vet ndarja e licencës si dhe avancimi në kualifikimin e mësimdhënësve.

“Këto licenca nuk janë vetëm leje pune, por është mundësi e përparimit në karrierë. Çdo kalim nga një shkallë në tjetrën, do të shoqërohet me një diferencë page për 10 për qind, që do të thotë se është një motiv shtesë për të gjithë“, tha zv/ministri Mustafa.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili tha se “MAShT po bën çdo gjë që është e mundur që në shkollë të kemi mësimdhënës të mirë “.

Ndërsa, kryetari i SBAShK-ut, Ali Shabanaj tha se “licencimi i mësimdhënësve  është një proces shumë i vlefshëm për të mirën e nxënësve tanë, por edhe për vet mësimdhënësit,  të cilët përmes këtij procesi edhe njëherë verifikojnë njohuritë e tyre profesionale”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)