25 Prill 2024

LDK: Të ndriçohen shkeljet e pafundme ligjore të MAShT-it

Prishtinë, 19 prill - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se qasja joprofesionale dhe joserioze e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ndaj problemeve të shumta që e rëndojnë Universitetin e Prishtinës, dhe arsimin e lartë në përgjithësi, ka nisur t’i shpërfaqë vrullshëm pasojat e saj.

Kjo ministri, sipas LDK-së në vazhdimësi, ka dëshmuar se nuk e ka hall cilësinë e arsimit në vend, por sistemimin e militantëve politikë të PDK-së, me të cilët e ka stërmbushur UP-në.

\"Si pasojë e mungesës së kapacitetit profesional e kadrovik dhe, mbi të gjitha, si pasojë e frymës që kanë mbjellë në UP militantët e partisë në pushtet, MAShT-i e ka detyruar UP-së të pranojë shumë më tepër studentë, sesa ishin paraparë me konkurs. Kjo, natyrshëm, ka ndikuar në rënien e cilësisë, në të cilën thirret aq shumë kjo ministri dhe vetë ministri Buja.\"

LDK-ja rithekson se MAShT-i është bërë tashmë faktori kryesor i rrënimit të cilësisë së arsimit universitar në vend. Duke e mbingarkuar tejmase Universitetin e Prishtinës me studentë të rinj, kjo ministri po e rrënon përfundimisht autoritetin e UP-së, i cili është bërë një institucion që prodhon diploma, në vend të dijes dhe të kuadrove të reja e profesionale, për ët cilat vendi ynë ka shumë nevojë.

“Mbipopullimi” i Universitetit të Prishtinës paraqet një ndërhyrje flagrante në autonominë e UP-së, të cilin MAShT-i e ka vënë para aktit të kryer. Pasojat e kësaj politike tepër të papërgjegjshme të z. Buja dhe të bashkëpunëtorëve të tij do të rëndojnë shumë vite me radhë në UP dhe në mbarë arsimin universitar të Kosovës, të cilin kjo ministri si duket e ka për synim ta degradojë në tërësi.

Synimi për ta fshehur abuzimin e rëndë që është bërë me kuotat e regjistrimit të studentëve në UP, në vitin akademik 2011-2012, është një tjetër përpjekje e mbrapshtë e kësaj ministrie, e cila është kurthuar keq në veprimet e saj antiligjore. Ndriçimi i këtyre veprimeve, sigurisht, do t’i nxirrte në shesh të gjitha shkeljet e pafundme ligjore të MAShT-it, si dhe do të shënonte një fije shprese për shpëtimin e UP-së dhe të arsimit tonë të lartë nga injoranca dhe diktati politik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)