29 Mars 2024

LDK: Ministri Buja e provon se qeveria po falsifikon historinë

Prishtinë, 12 shtator - Ekipi i Ekspertëve të Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vlerësuar se Ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Ramë Buja, në frymën e sjelljes së Qeverisë së tij dhe me gjuhën e saj, ditën që reagoi LDK-ja, ka provuar se falsifikimi i teksteve të historisë tanimë ka filluar.

Ai i ka quajtur “akuza, trillime, shpifje” raportimet e medieve dhe reagimin e LDK-së, por vetë sipas LDK-se ka dëshmuar se Komisionet për ndryshimin e teksteve tanimë janë formuar.

\"LDK-ja nuk ka thënë në asnjë rast se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar ndonjë marrëveshje me Qeverinë e Turqisë për ndryshimin e teksteve shkollore të lëndës së historisë. LDK-ja ka thënë se Qeveria, tinëzisht dhe për interesa politike, po tenton ta falsifikojë historinë, gjë që provohet nga vetë deklarata e ministrit Buja. Ministri i Arsimit, duke dashur t’i demantojë të tjerët, e zbulon vetë të vërtetën\", thuhet në reagimin e LDK-së.

Po ashtu, dy ditë më parë, zëvendësi i tij, Nehat Mustafa, po për këtë çështje, ka deklaruar publikisht se: “Kompromis do të ketë në disa pjesë ku autorët e historisë nuk kanë ditur të bëjnë dallime midis Turqisë dhe Perandorisë Turke, sepse edhe strategjia e BE-së kërkon që tekstet të lirohen nga gjuha e urrejtjes”.

Kjo deklaratë sipas LDK-së totalisht konfuze e që bën bashkë gjërat që nuk rrinë bashkë në asnjë rast, vetëm një gjë e provon qartazi, tendencën politike, të përshkruar me termin e kompromisit dhe synimin e çuditshëm të një zyrtari politik që do t’ua mësojë të tjerëve dallimet që nuk i di vetë.

LDK-ja edhe një herë kërkon nga Qeveria që të heqë dorë nga ndërhyrjet politike në fushat që nuk kanë të bëjnë më politikën dhe që Qeveria t’ua lërë punët e kësaj natyre njerëzve të dijes e të shkencës, ndërsa vetë të krijojë kushte për punë.

\"Një qeveri që porosit se si duhet të shkruhen tekstet, një qeveri që, nëpërmjet ministrave e zëvendësministrave, synon të korrigjojë tekstet shkollore, është e denjë vetëm për vendet me pushtet totalitar.\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)