19 Mars 2024

LDK kundër uljes së pragut të kalueshmërisë për provimin e maturës

Prishtinë, 23 tetor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për të ulur pragun e kalueshmërisë në provimin e maturës.

Sipas një komunikate për media të LDK-së, ministri Buja edhe me këtë vendim, dëshiron të fshehë dështimin në rritjen e cilësisë në shkollat e Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga  Buja që të heq dorë nga vendimet e tilla dhe nga veprimet që e dëmtojnë sistemin e arsimit.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon punë, përkushtim dhe ligjshmëri, sepse kjo është mënyra e vetme për të rritur cilësinë dhe rezultat e nxënësve në shkollat tona.

“Me veprime të kundërligjshme dhe me manipulime të rezultateve, siç ka bërë viteve të fundit MASHT-i, kur ka organizuar keq testin dhe ka lejuar manipulime të mëdha, cilësia në arsimin e Republikës së Kosovës nuk do të rritet, por do të rrezikohet edhe më tej", thuhet në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)