29 Mars 2024

LDK: Arsimi me investime kapitale tepër të vogla

Prishtinë, 9 nëntor - Në Projektbuxhetin e vitit 2013, Qeveria ka projektuar që investimet kapitale në fushën e arsimit të jenë 22.6 milionë euro, që përbën vetëm 1.42% e shpenzimeve buxhetore apo 3.64% të investimeve kapitale.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerëson se brenda kësaj shume pritet të shpenzohen 2.6 milionë euro për blerjen e librave, që në dy vitet e fundit po bëhet në kundërshtim me ligjin përkatës dhe në mungesë të plotë transparence, madje pa u ekspozuar as çmimi furnizues siç kërkohet me ligj.

Dyshimet për keqpërdorimet në kuadër të MASHT-it sipas LDK-së rriten edhe me shumë në rastet kur projekte pa ndonjë emërtim shpallen si projekte kapitale në vazhdim.

LDK vlerëson se problem në vete paraqet involvimi i MASHT-it në investimet kapitale nëpër komuna në arsimin fillor e të mesëm.

Kjo sipas kësaj partie paraqet shkelje të Ligjit për Arsimin në Komuna, i cili thekson se komunat kanë kompetenca të plota në investimet në arsimin fillor dhe të mesëm.

LDK-ja vlerëson se nëse paraqiten nevoja për investime në shkolla, atëherë mjetet duhet të barten në komunë dhe vetë komuna të investojë.

\"Involvimi i MASHT-it në investime në shkolla po krijon pabarazi në shpërndarjen e investimeve kapitale në komuna, pasi fondet po ndahen mbi baza politike.\"

Në Projektbuxhet, në një rast tek investimet në shkolla, nuk është cekur fare se në cilën komunë do të ndërtohet një shkollë fillore prej 700.000 eurosh.

Një buxheti i tillë për investime kapitale është tejet i ulët dhe tejet i pamjaftueshëm. Kështu nuk do të arrihet që të përmirësohen kushtet e punës dhe rrjedhimisht nuk do të mund të ketë as ngritje të cilësisë.

LDK-ja propozon që shpenzimet kapitale në arsim të arrijnë së paku në 15% të buxhetit total të vendit. Kjo do të mundësonte pajisjen e shkolla dhe funksionalizmin e tyre të plotë.

Me një buxhet të tillë do të mund të ndërtoheshin mjaft shkolla për të zvogëluar numrin e nxënësve për  paralele dhe do të bëhej e mundur që arsimi i mesëm i lartë të bëhet i obliguar.

\"Një buxhet i tillë do të mundësonte ndërtimin e infrastrukturës së mjaftueshme në arsimin e lartë, sidomos nëpër rajonet ku janë themeluar qendrat e reja universitare.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)