03 Prill 2020

Lansohet projekti “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë'

Prishtinë 24 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Kolegjin Nderkombetar te Biznesit IBCM organizojnë lansimin e projektit strukturor Erasmus + “Ngritja e kulturës kërkimore në arsimin e lartë në Kosovë (ResearchCult)”.

Në këtë aktivitet, fjalë rasti do të mbajë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami.

Qëllimi i projektit ResearchCult,  është të mbështesë ngritjen e kulturës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë,  si dhe zhvillimin e politikave dhe praktikave të mira, krijimin dhe instalimin e rregulloreve, strukturave dhe mekanizmave të rinj në institucionet përfituese në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.