01 Tetor 2020

Kualifikimet profesionale përmbushin standardet Evropiane

Prishtinë, 11 tetor - Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) ka prezantuar sot sistemin e aprovimit të kualifikimeve në kuadër të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) dhe akreditimin e institucioneve të cilat do të vlerësojnë dhe lëshojnë këto kualifikime.

Kualifikimet do të miratohen për t’u përfshirë në KKK-në e re e cila mundëson që këto kualifikime të krahasohen me ato ndërkombëtare në përputhje me Kornizën  Europiane të Kualifikimeve.

AKK gjithashtu publikoi rezultatet e gjetjeve të testimit në terren të një numër të ofruesve të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë të përfshirë në testimin e procedurave të AKK për validim dhe akreditim që është bërë gjatë verës së këtij viti me mbështetje të projektit EU KOSVET V, të financuar nga KE-ja.

Testimi përfshinë një vlerësim të detajuar të 15 kualifikimeve nga 8 sektorë të punësimit të prezantuar nga 11 ofruesë të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) duke përfshirë shkollat profesionale, qendrat e aftësimit dhe ofruesit jo formal të aftësimit.

Rezultatet e testimit tregojnë që kualifikimet profesionale gjithnjë e më tepër janë duke u hartuar në atë mënyrë që të fokusohen në nevojat e tregut të punës dhe gradualisht janë duke rezultuar me ngritje të cilësisë në arsim dhe aftësim në përputhje me standardet Evropiane.

Puna e AKK dhe partnerëve të saj të cilët punojnë në zhvillimin e kualifikimeve standarde Evropiane për Kosovë do të ndihmojë në punësimin e personave të kualifikuar dhe do të rrisë njohjen e shkathtësive dhe kompetencave të tyre në tregjet vendore dhe ndërkombëtare të punës.  

Ramë Buja, Ministri i Arsimit, ndër tjera  tha: \"Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e përkushtuar për përmirësimin e sistemit të AAP në Kosovë,  për të siguruar se të rinjtë dhe të rriturit janë në gjendje për të fituar kualifikime që do të njihet si ekuivalente me ato të lëshuara  në vendet e zhvilluara evropiane.

Implementimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve sipas tij është një pjesë jetike e politikave të arsimit  së Kosovës  e cila do të sigurojë një platformë për zhvillimin e kualifikimeve që do të plotësojnë nevojat e nxënësve dhe punëdhënësve  në vitet që vijnë.

\"Kështu që ne do të bëjmë të mundur për të krijuar fuqi  punëtore që është kompetente, fleksibile dhe të aftë për të konkurruar në tregun vendor, rajonal dhe global.\"

Pas pilotimit, AKK do të fillojë me sistemimin, aprovimin  e kualifikimeve në KKK dhe akreditimin e institucioneve që do të vlerësojnë dhe lëshojnë këto kualifikime, në mënyrë që të krijojë bazën për funksionim të plotë të kornizës  e cila plotëson nevojat e Kosovës dhe qytetarëve të saj.”

Christof Stock, udhëheqës  i Operacioneve të Zyrës Ndërlidhëse të KE, tha: \"Unë do të doja të përgëzoj AKK për  fillim të shkëlqyer që ka bërë në zhvillimin e një sistemi të kualifikimeve që është një linjë me zhvillimet më të fundit në vendet e BE.

BE-ja sipas tij ka mbështetur reformat  e sistemit të AAP në Kosovë përmes gjashtë fazave të projekteve të KOSVET dhe kjo është një arritje që përfaqëson një modernizim të rëndësishëm  të arsimit dhe aftësimit në Kosovë, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët  dhe bizneset.

\"Në klimën e tanishme ekonomike është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë një fuqi punëtore më të kualifikuar që do të ndihmojë për të tërhequr mbështetjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2020 - Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. (Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Grainca për keqpërdorim të pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës voton për ekspertin e shëndetit publik si dhe diskuton me ekspertët rreth angazhimit të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nis vitin e ri akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:30)

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë - Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë, ora 12:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)  

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Reçan, ora 13:30)

- Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Korporates Financiare te Zhvillimit Ndërkombëtar të ShBA-ve, Adam Boehler mban një konferencë telefonike për shtyp në të cilën do të diskutojë sesi delegacioni i fundit i qeverisë amerikane në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok avancoi marrëveshjet ekonomike dhe investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-us-international-development-finance-tickets-123158497381, ora 17:00)