29 Mars 2024

Kryetari i Këshillit drejtues të UP-së Ujkan Bajra në konflikt interesi

Prishtinë, 22 korrik - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) është e shqetësuar me faktin se kryetari aktual i Këshillit Drejtues të UP-së është kandidat për profesor asistent në konkursin aktual të emërimit dhe avancimit të stafit akademik.

ORCA vlerëson së nga pozita drejtuese në të cilën është, në organin më të lartë drejtues të UP-së, Ujkan Bajra – Kryetar i Këshillit Drejtues të UP-së, për vite me radhë ka pasë dhe ka ende në dispozicion një sërë mekanizmash për të ushtruar ndikimin e vet si për të krijuar pozitën në të cilën ka kandiduar ashtu edhe për t’u zgjedhë në të.

''Ai udhëheq organin te i cili raporton Rektori i UP-së, njëkohësisht drejtues i Senatit organit që do të vendosë për zgjedhjen e Bajrajt si profesor, e po ashtu të gjithë dekanët dhe kërkesat e tyre lidhur me aspektin menagjerial i nënshtrohen aprovimit të Këshillit Drjetues që e udhëheq Bajra.''

''Pra, konstatohet me lehtësi se Bajra ka në dispozicion një sërë mekanizmash nga pozita që ka pasur dhe mban, për të ushtruar ndikim në zgjedhjen e tij si profesor, pra për të kaluar nga një pozitë ku është i emëruar politikisht, në një pozitë me të cilën fiton marrëdhënie të rregullt pune me universitetin më të madh e më të mirë në vend'', thekson ORCA.

ORCA e konsideron konflikt interesi veprimin e tij dhe pret nga organet përgjegjëse refuzimin e kandidaturës së tij jo vetëm në këtë konkurs, por edhe në dy vitet e ardhshme siç është e paraparë me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Çfarëdo interpretimi tjetër të kujtdo ORCA e konsideron cënues për cilësinë e Arsimit të Lartë në vend dhe ftesë publike që pozita e anëtarit të këshillit drejtues të emëruar politikisht në universitete publike, të përdoret si trampolinë për marrjen e kontratave të rregullta të punës si staf akademik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)