27 Shtator 2022

Kryetari Bahtiri nënshkroi kontratat për bursa me 44 studentë

Mitrovicë, 19 maj - Në sallën e Kuvendit Komunal, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka nënshkruar kontratat për bursa me 44 studentë për vitin akademik 2020/2021.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave e pranishme ishte edhe drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani e cila ka përgëzuar të gjithë studentët bursistë të cilët falë angazhimit të tyre kanë arritur ti përmbushin kriteret e të përzgjidhen nga komisioni komunal si bursistë të vitit 2020/2021.

Ndërsa, në fjalën e tij, kryetari Bahtiri, tha para bursistëve se ndihet i lumtur që falë angazhimit dhe suksesit tuaj të treguar gjatë studimeve ju keni arritur të përzgjidheni nga komisioni si përfitues të bursës komunale, e cila do të shërbej si një motiv shtesë në ambiciet tuaja në rrugën e ngritjes dhe aftësimit profesional.

“Është kënaqësi e veçantë që jam sot në mesin tuaj, në mesin e studentëve më të dalluar ku përmes shkollimit dhe dijës së fituar ju do të siguroni një të ardhme dhe perspektivë me të mirë për Mitrovicën dhe vendin tonë. Andaj ju inkurajoj që të mësoni e studioni për të ngritur diturinë tuaj që në të ardhmen të bëheni profesionistë të vërtetë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Pas nënshkrimit të kontratave, studentët u shprehën të jenë të kënaqur  dhe mirënjohës për këtë mbështetjen financiare që komuna po iu ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)