20 Prill 2024

Kryeparlamentarja Osmani ka vizituar shkollën fillore “Faik Konica”

Prishtinë, 6 mars - Me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani e ka vizituar shkollën fillore të mesme e të ulët “Faik Konica”, në Prishtinë.

Ajo ka uruar mësuesit në ditën e tyre dhe ka premtuar mbështetje institucionale për rritjen e cilësisë në arsim. Sipas kryetares Osmani, bazat e themelit të shtetit janë në arsim.

“E kam mësuar përgjatë gjithë këtyre viteve jo vetëm në Kosovë, por edhe në çdo vend të botës që e kam vizituar se nuk ka shtet të suksesshëm pa arsim cilësor e të suksesshëm”, ka thënë Osmani. Në këtë kontekst, ajo ka potencuar rolin e mësuesve të parë në edukimin e brezave.

“Gjatë përvojës sime në sferën akademike e kam mësuar se roli i mësueses/mësuesit të parë është i pazëvendësueshëm. Ndaj këshilla ime për nxënësit është që sa më shumë që të mësojnë sa më shumë nga mësueset e mësuesit e tyre të parë. Së bashku me prindërit ata ndikojnë në ndërtimin tonë si profesionist dhe si njerëz. Na ndërtojnë parimet themelore se si sillemi ne me njëri tjetrin na ndihmojnë ta kultivojmë humanen brenda nesh dhe si të përballemi me problem e sfida në të ardhmen”, është shprehur Osmani.

Ajo ka inkurajuar vajzat për të sfiduar stereotipet gjinore, duke përmendur në kontekst suksesin e Majlinda Kelmendit në xhudo.

“Mesazh i veçantë për vajzat se nuk ka asnjë punë a profesion në të cilin ju nuk mund të shkëlqeni. Mos u ndalni përpara sfidave, suksesi është i garantuar për ata që nuk dorëzohen”, ka thënë Osmani.​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)