29 Mars 2024

Kosova po bën hapa të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e arsimit

Stamboll, 10 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, po merr pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare për bashkëpunim në arsimin e lartë në kuadër të Unionit të Universiteteve Euroaziatike, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Në fjalën e tij, ministri Buja tha se “Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës kanë qenë të parat në rajon, të cilat kanë filluar reformën sipas Modelit të Bolonjës, dhe sot të gjitha programet e studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë në vendin tonë janë të krahasueshme dhe në harmoni me programet e vendeve tjera të hapësirës evropiane, gjë e cila ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe ka ndihmuar shumë në rritjen e mobiliteteve si në radhët e stafit akademik ashtu edhe të studentëve”.

Ministri Buja ka përmendur ndihmën e vazhdueshme të donatorëve  nga vendet evropiane, si dhe USAID-i,  të cilët përmes projekteve dhe fondeve të ndryshme që kanë për arsimin, kanë ndihmuar mjaft dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm dhe vendimtar si në orientim ashtu edhe në zhvillim dhe sukses të arsimit të lartë në vendin tonë.

“Përmes këtyre projekteve është arritur që ne sot të kemi një cilësi dhe zhvillim të kënaqshëm në shumë fusha”, tha ministri Buja, duke shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke përkrahur fuqishëm reformën e arsimit të lartë në vend, duke mundësuar një ambient të barabartë dhe prosperues për pjesëmarrje në studime, kërkim, inovacion dhe zhvillim akademik.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vlerëson lartë bashkëpunimin me vendet tjera, dhe po bën hapa të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe kërkimit. Republika e Kosovës është duke aspiruar për t’u integruar në Bashkimin Evropian, si dhe me synim për të marrë pjesë edhe në tregun unik evropian të punës dhe me këtë rast zhvillimi i vlerave të përbashkëta akademike, sociale dhe kulturore është tejet i rëndësishëm për t’u përfshirë në sistemin e arsimit të lartë”, ka thënë ministri Buja në fjalën e tij.

Ndryshe, gjatë vizitës në Turqi, ministri Buja do të takohet edhe me ministrin e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Nabi Avci.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)