07 Tetor 2022

Kosova me 229 664 nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Prishtinë, 11 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) publikuan “Statistikat e Arsimit, 2020/2021”.
 
Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 31 179, prej tyre në sektorin publik ishin 24 196 fëmijë, ose 77.6%, ndërsa në sektorin privat ishin 6 983 fëmijë, ose 28.9%.

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 229 664, prej tyre në sektorin publik ishin 223 869, ose 97.5%, ndërsa në sektorin privat ishin 5 796 nxënës, ose 2.5%.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 74 387, prej tyre në sektorin publik ishin 70 742, ose 95.1%, ndërsa në sektorin privat ishin 3 645 nxënës, ose 4.9%.
 
Ndërsa numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 307 nxënës.
 
Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte 95 335, prej tyre në universitetet publike ishin 54 753 studentë, ose shprehur në përqindje, 57.4%, ndërsa në kolegjet private ishin 40 582 studentë, ose 42.6%.
 
Vlen të theksohet se në vitin akademik 2020/2021 kanë raportuar të gjitha kolegjet private, gjë kjo ka ndikuar që numri i studentëve të jetë më i madh, krahasuar me vitin paraprak, ku vetëm një pjesë e kolegjeve private i kishin raportuar të dhënat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)