18 Prill 2024

Kosova dhe Shqiperia me abetare të përbashkët

Prishtinë - Tiranë, 11 dhjetor - Nxënësit e klasave të para në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë do ta mësojnë gjuhën shqipe me të njëjtën abetare. 

Ideja e hedhur tashmë nga specialistët e arsimit mbi krijimin e një abetareje të përbashkët per Shqipëri dhe Kosovën pritet të konkretizohet në 3 prill të vitit 2012.

Kriteret e Ministrisë së Arsimit për hartimin e kësaj abetarje janë të njohura për shtëpitë botuese por vlerësimi për variantin përfundimar do të bëhet nga Komisoni i Vlerësimit, i cili ka 6 anëtarë.

Autoritet e Ministrisë së Arsimit thonë se proçedurat po ecin me ritme normale dhe në vitin e ri shkollor 2012-2013 shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës do ta mësojnë "abc" në një libër të përbashkët.

Pritet qe 80.000 kopje të para të kësaj abetareje dhe paralelisht me këtë do të shpërndahen tekste shqipe për shqiptarët e diasporës.

Pas marrëveshjes së nënshkruar mes dy ministrive të arsimit, është ngritur një grup pune që po punon për unifikimin e programeve mësimore mes dy vendeve.

Sipas marrëveshjes, ky proces nis me abetaren dhe do të vazhdojë më tej me të gjitha tekstet shkollore”.

Unifikimi i teksteve është një proces i natyrshëm që zbatohet me lehtësi, pasi edhe vetë strukturimi edukativ publik në të dyja shtetet ka ngjashmëri. Atëherë një standardizim sipas modelit evropian do të ndihmonte të gjithë ata nxënës dhe prindër të tyre që lëvizin nga Shqipëria në Kosovë, ose anasjelltas”, thonë specialistët.

Në Shqipëri, krahas kësaj abetareje, sipas reformës së altertekstit, do të ketë në qarkullim edhe abetare të autorëve të tjerë, ndërkohë që në Kosovë kjo do të jetë e vetmja abetare për fëmijët e klasave të para.

Çmimi i tekstit të abetares do të vendoset në bazë të rregullores së përcaktuar nga MASH. Përveç abetares, pritet që vitin që vjen të operohet njësoj edhe për 2 tekste të tjera të arsimit fillor.

“Grupi i punës po merret me studimin e teksteve në të dyja vendet. Gjasat janë të shumta që dy tekstet e tjera të unifikuara të jenë gjuha shqipe dhe leximi letrar, por nuk është vendosur ende asgjë”, thonë specialistët.

Projekti për hartimin e një teksti abetareje të përbashkët që të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse, do të vijojë të zgjerohet vit pas viti. Këtë kanë premtuar krerët e arsimit për secilin nga shtetet.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)