29 Mars 2020

Kosova dhe Shqipëria krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim

Prishtinë, 21 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini.

Në takim është biseduar për gjendjen e arsimit në të dy vendet, vështirësitë dhe sfidat, si dhe për planet që do të ngrisnin cilësisë në arsim dhe zhvillimin e këtij sektori.

Ministrja Shahini e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa theksoi se ka ekzistuar një bashkëpunim i mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë në arsim, por tha se arsimi është fusha ku mund të rritet ky bashkëpunim.

Ndërkaq, ministrja Bajrami tha se një bashkëpunim më i madh i të dyja vendeve do të rritë mundësitë për ngritjen e cilësisë në arsim, të cilën po e synojnë të dyja vendet.

Të dy ministret janë pajtuar se ka hapësirë për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit dhe theksuan se do t’i shfrytëzojnë mundësitë ekzistuese, si dhe do të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30.