05 Gusht 2020

Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj priti në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini, me të cilën bisedoi për gjendjen në arsim në të dyja vendet.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm të Kosovës dhe Shqipërisë në arsim dhe mundësitë e thellimit të bashëpunimit me qëllim të ngritjes së cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit. Njëherësh, ministrat u dakorduan për harmonizim të mëtejmë të kurrikulave të arsimit parauniversitar, si dhe shkëmbim të platformave digjitale për mësimin online, shumë të nevojshme në kohë pandemie.

Ministrat Likaj e Shahini biseduan edhe për situatën pandemike, e cila ka shkaktuar vështirësi të mëdha në të gjithë sektorët, e veçanërisht në arsim.

Të dy ministrat e Arsimit u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin, sidomos për përgatitjet që po bëhen në Kosovë dhe Shqipëri për fillimin e vitit të ri shkollor.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)