19 Mars 2019

Komuna e Prishtinës organizon garën e diturisë në matematikë

Prishtinë, 17 prill - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së në vazhdën e aktiviteteve dhe garave të shumta, në funksion të identifikimit të talentëve të rinj, mbështetjes së tyre dhe përmirësimit të cilësisë në arsim, Drejtoria e Arsimit organizoi dje garën në lëndën e matematikës për nxënësit e klasës XII.

Ky organizim u bë në koordinim me studentë të Kosovës që studiojnë në Universitetin e Koprit në Slloveni, dhe me ish-drejtoreshën e arsimit të Komunës së Gjakovës znj. Diana Qarkaxhija.

Në këtë garë pjesëmarrës ishin 25 nxënës të klasave të dymbëdhjeta (XII), të cilët pasi kanë treguar shkathtësi dhe rezultate të larta në garat e zhvilluara në shkollat e tyre, iu nënshtruan testit në nivel komune.

Veçantia e kësaj gare është se dy kandidatët më të suksesshëm do të fitojnë të drejtën për të studiuar në Universitetin e Primorskës në Republikën e Sllovenisë, me bursë të plotë në vlerë prej 4,500 eurosh.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 mars 2019 - Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohen gjetjet e raportit nga monitorimi i Kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, në një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me përkrahjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së, te Qafa, ora 12:00)

- Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, objekti V, te këndi i Librarisë, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të ZKAK. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, rr. Ahmet Krasniqi, Arbëri, ora 15:10)