16 Prill 2024

Komuna e Prishtinës nuk i bëri përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë, 6 shtator - Planifikimi i keq i buxhetit për vitin 2019 dhe realizimi i ulët bëri, sidomos në fushën e arsimit,  që komuna e  Prishtinës të mos  përmbushë obligimet themelore për fillimin normal të vitit të ri shkollor. Pos tjerash, qeveria komunale nuk renovoj në përmasa  të nevojshme objektet shkollore e posaqërisht objektin e gjimnazit “Ahmet Gashi” apo siq është i njohur në mendësinë qytetare objektin e “shkollës teknike”. Pra, ky objekt, është pjesë integrale e zonës së mbrojtur të Prishtinës dhe, ashtu siq është, së paku vizuelisht, kur qytetari kalon aty pari, duhet të ketë parasyshë atë pamje origjinale të asaj lagjeje sepse ashtu i është mësuar syri. Sepse kjo është vlerë trashëgimore. Kjo dhe është vlera e asaj lagjeje.

Edhe me Planin Rregullativ, ajo zonë , trajtohet si zonë e mbrojtur. Dhe merreni me mend, nga zyrat e qeverisë të komunës  së Prishtinës del informata se do të rrënohet ai objekt që i përket zonës së mbrojtur. Dhe lajmi merr dhenë. E nxënësit dalin në protestë. Bllokojnë rrugët. Kjo katrahurë më bënë të ndjehem keq. Pse ndodhë gjithë kjo papërgjegjësi e qeverisë komunale në raport me komunitetin arsimor dhe në raport me qytetarët e vet?

Do të ndjehej me korrektësi nga të gjithë, po qe se, me kohë , komuna do siguronte mjetet dhe do merrte masat profesionale dhe buxhetore për renovimin e atij objekti dhe, për këtë do të njoftonte qytetarët e vet, nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Kjo do të cilësohej si korrektësi dhe përpjekje reale për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor si obligim ligjor i qeverisë kmomunale dhe kryetarit të saj.

Mosinvestimet në fushën e arsimit dhe mosgatishmëria për t’qeverisur racionalisht dhe arsyeshmërisht na e kujtojnë thënien e Tomi Blerit , citoj ”Si është arsimi sot, është kombi nesër”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)