11 Prill 2021

Komuna e Mitrovicës ndan 40 bursa për studentë

Mitrovicë, 29 prill - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, në një ceremoni rasti të organizuar të premten ka dorëzuar në mënyrë solemne kontratat për 40 studentë që kanë përfituar bursat që kanë ndarë komuna.

Ai u ka uruar sukses këtyre studentëve, duke shprehur dëshirën që më këto mjete sado pak t’u dilet në ndihmë.

Kryetari Kastrati, ka theksuar se Komuna e Mitrovicës çdo vit është duke ndarë nga 40 bursa në vlerë prej 50 eurosh për studentët që plotësojnë kriteret e parapara me konkurs.

Ai ka shprehur keqardhje që mundësia e komunës nuk është më e madhe në mënyrë që t’u ndihmohet një numri edhe më të madh të studentëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)