16 Prill 2024

Komuna e Istogut ndanë 38 bursa për studentë

Istog, 6 gusht - Edhe këtë vit  komuna e Istogut ka ndarë bursa për studentët të cilët kanë treguar suksese të mira gjatë studimeve.

Pjesë e ndarjes së kontratave për bursa sot ishte nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj i cili i ka përgëzuar studentet për përzgjedhjen e tyre nga komisioni i cili ishte i përbërë nga anëtarët e kuvendit komunal  si dhe nga drejtoria për Arsim.

Në emër të komunës së Istogut dhe kryetarit Haki Rugova ju përgëzoj për përzgjedhjen e juaj si bursist të komunës  sepse kjo tregon angazhimin dhe suksesin e juaj që keni arritur gjatë studimeve si dhe ju uroj suksese në të ardhmen dhe përfundim të suksesshëm të studimeve me rezultate sa me të mira, tha nder të tjera nënkryetari Lulzim Blakaj.

Përzgjedhja e bursisteve është bërë  bazuar në rregulloren komunale për ndarjen e bursave.

Numri i përgjithshëm i përfituesve të bursave nga buxheti komunal është 38.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)