19 Mars 2024

Komisioni për Arsim mblidhet për të diskutuar rreth vendimeve te KSHC-së

Prishtinë, 22 korrik - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Një vendim i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ua ka tërhequr akreditimin tre universiteteve; Universitetit "Haxhi Zeka" në Pejë, Universitetit "Ukshin Hoti" dhe Universitetit "Isa Boletini" në Mitrovicë.

Ky veprim i ndërmarrë ngjalli reagime të mënjëhershme nga krerët më të lartë institucionalë të vendit, përfshirë edhe kryeministrin Haradinaj, të cilat dëshmuan ndërhyrjen dhe presionin në sistemin e arsimit.

Këshilli Shtetëror të Cilësisë ka bërë të ditur së këto universitete nuk do të mbyllen, por do t’i nënshtrohen sërish procesit të ri-akreditimit institucional.

Vendimet e KShC-së janë në funksion të garantimit të cilësisë në arsim dhe mbrojtjes së familjeve dhe fëmijëve të tyre nga programe/institucione me cilësi të kontestueshme dhe larg standardeve evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)