29 Mars 2024

KMDLNJ: Përgjegjësi për dështimet në provimin e maturës

Prishtinë, 6 korrik - Për dallim nga viti i kaluar, testi i maturës këtë vit u nda në dy pjesë dhe u dyfishua numri i pyetjeve mbase me qëllim të rritet numri i nxënësve me rezultate pozitive. U bënë përpjekje që organizimi i testit të maturës të përmirësohet.


Në një reagim të KMDLNJ, theksohet se rezultatet e publikuara treguan se nuk është arritur asnjë qëllim. Shkalla e kalueshmërisë mbetet e ulët ndërsa edhe organizimi është i dobët, lejimi i celularëve, kopjimi në njëqind mënyra e zbehin edhe këtë përqindje të kalueshmërisë e cila nuk është pasqyrë e vërtetë e dijes së nxënësve që iu nënshtruan testit të maturës.

KMDLNJ konstaton se gjendja në arsim përkatësisht cilësia e nxënies së dijes është shumë e ulët, në të gjitha nivelet, nga ai fillor deri te ai universitar.

Ministria e Arsimit duhet të rishikojë politikat në arsim e në kontekst të kësaj arsyshmërinë e mbajtjes së testit të maturës ku 50% e nxënësve ngelin në rrugë pa të drejtë studimi. Për këto dështime dikush duhet të japë përgjegjësi, thuhet në një komunikatë të KMDLNJ.

KMDLNJ gjithashtu fuqishëm e kundërshton mënyrën se si po zgjidhet rektori i Universitetit të Prishtinës e që haptazi është imponues apo marrëveshje politike.

Personat të cilët kandidojnë apo që zgjedhen në postin e rektorit të UP së duhet të jenë jashtë çdo ndikimi politik dhe së paku 3-4 vite të fundit të mos jenë në pozita të larta politike.

Kështu, qysh tash,dihet se kush do të zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës e që nënkupton degradimin dhe rrënimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni të rëndësishëm arsimor.

Sepse emërtimi politik i rektorit të UP së po e shndërron atë në komisar politik të subjektit të caktuar politik dhe për pasoj po e politizon skajshëm universitetin duke shkaktuar përçarje edhe midis studentëve të UP së.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)