29 Mars 2024

KMDLNJ kërkon nga UP studentët të lirohen nga pagesat kur nuk marrin shërbime

Prishtinë, 12 shtator - Përfaqësues të KMDLNj-së me datë 11.09.2019 u takuan me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema për të diskutuar për gjendjen e përgjithshme në universitetin publik.

KMDLNj i shprehu pikëpamjet e saj në raport mbi gjendjen e përgjithsme duke vënë në në pah të arriturat që i ka pasur UP por edhe vështirësitë dhe sfidat e të ardhmes me të cilat u pajtuan edhe rektori Dema.

Rektori Dema duke e falenderuar KMDLNj-në për ndihmën e dhënë në shumë procese të cilat kanë ndihmuar UP që të ecë në rrugën e drejtë prezantoi sfidat dhe projektet aktuale që janë duke u implementuar në UP.

Në këtë takim u dakorduam për marrëveshje bashkëpunimi e cila u mundëson studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” mbajtjen e praktikës profesionale në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pasi që deri më tani KMDLNj kishte marrëveshje të veçanta me katedra të veçanta të UP për mbajtjen e praktikës profesionale për studentë.

Gjithashtu, u diskutuan edhe për 3 raste të cilat janë paraqitur në KMDLNj, studentë të nivelit të doktoraturës në Fakultetin Ekonomik, ku këta studentë po obligohen të paguajnë për kohën kur nuk kanë marrë shërbime nga fakulteti i tyre.

Problem tjetër i këtyre studentëve është edhe mungesa e mentorit. Këta studentë kanë përfunduar me sukses të gjtha provimet por pasi që në Fakultetin Ekonomik ka numër të kufizuar të profesorëve të cilët mund të mentorojnë studentë për punim diplome janë ende në pritje , pa fajin e tyre.

KMDLNj është duke u marrë një kohë të gjatë me këtë problematikë dhe ka kërkuar nga Rektori Dema, përkatësisht UP që këta studentë të lirohen nga pagesat për kohën kur nuk kanë marrë shërbime nga UP, përkatësisht nga Fakulteti Ekonomik, të u zgjatet afati për vazhdim të studimeve të cilëve pa të drejtë u është bërë pengesë për përfundim të doktoraturës në mungesë mentori dhe të gjindet zgjidhje për caktimin e mentorëve për këta studentë.

Rektori Dema u zotua se do të ofrojë gjithë ndihmën e tij dhe të institucionit që ai përfaqëson për rastet e prezantuara nga përfaqësuesit e KMDLNj-së.

Kurse, KMDLNj e falenderuan rektorin Dema për përkrahjen dhe bashkëpunimin i cili ka qenë shumë i frytshëm duke shpresuar që të vazhdojë edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)