16 Prill 2024

KMDLNj gjykon gjuhën denigruese dhe kërcënuese ndaj SBASHK-ut

Prishtinë, 1 prill - Përfaqësues të KMDLNj-së me datë 01.04.2019 u takuan me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqyri Bytyqi për të diskutuar për reformat e dhe riorganizimin e brendshëm që ka filluar në MASHT. Ditë më parë KMDLNj ka pranuar ankesë nga një numër i drejtorëve të drejtorive brenda MASHT të cilët pas riorganizimit kanë mbetur pa pozitë. Ministri na njoftoi në lidhje me rastin në fjalë dhe për zgjidhjen dhe kahjen që do t’i jipet këtij rasti ku , sipas ministrit këtë javë pritet të përmbyllet ky rast.

KMDLNj i shprehu pikëpamjet e saj në raport me këtë rast dhe është angazhuar për një zgjidhje të mundshme dhe të pranueshme për palët dhe në përputhje me ligjin. Në këtë takim KMDLNj kërkoi që drejtorët e mbetur në pat pozicion të mos diskriminohen dhe të kenë mundësi të bnarabarta sikur që të mos të kenë oferta që nuk janë ekuivalente me postet e mëparshme.

Temë tjetër e takimit ishte edhe kompensimi i orëve të humbura të mësimit pas grevës disa javëshe të mësimdhënësve e që është organizuar nga SBASHK -u. Ministri Bytyqi pohoi se ai është takuar me të gjithë akterët e përfshirë dhe ideja e tillë e kompensimit të orëve ka qenë rekomandim i drejtorëve të DKA-ve. Dhe, edhe pas kësaj ministri u shpreh i gatshëm të pranojë çdo ide ose propozim i cili është i mundshëm për t’u zbatuar në praktikë dhe i pranueshëm , në radhë të parë për të mirën e nxënësve dhe , si të tillë do ta përkrahë.

Përfaqësuesit e KMDLNj-së pohuan se nuk pajtohen me kompensimin e orëve të humbura në këtë mënyrë siç është propozuar nga MASHT por interesohet për një zgjidhje sa më të mirë në favor të fëmijëve/nxënësve. Në këtë frymë KMDLNj propozoi se ndoshta do të ishte e mundur që kompensimi i orëve të bëhej që çdo ditë të zgjatej orari mësiomorë për një orë më tepër, deri në fund të vitit shkollor pa pasur nevojë të ndëhyret në pushimet e pranverës apo ditëve tjera të pushimit. KMDLNj propozon një marrëveshje kompromisi ku, as nuk do të kishte fitues absolut e as humbës absolut por se do të ishte një zgjidhje e ndëmjetme, pranuar nga prindërit që do të duhej të kishin më së shumti interes për kompensimin e orëve mësimore të humbura.

KMDLNj ua tërheq vërejtjen edhe MASHT-it, edhe SBASHK-ut se në rast të rezultateve negative në testin e PISAS, do ta marrin dhe ndajnë përgjegjësinë.

KMDLNj e gjykoi gjuhën denigruese dhe kërcënuese që po përdoret ndaj SBASHK-ut në përgjithësi si dhe ndaj kryetarit Jasharaj në veçanti sikur që nuk pajtohet me kërcënimet e vazhdueshme të SBASHK-u, për greva tjera nëse ata e vlerësojnë se se duhet bërë grevë duke injoruar faktin se pikërisht greva e mëparshme, pa peshuar pasojat na ka sjellë në këtë situatë.

KMDLNj thërret dhe pret që Këshilli i Prindëve të jenë më aktiv në mbrojtje të intereseve të nxënësve – fëmijëve të tyre pavarësisht në cilin nivel të arsimit janë duke vijuar.

KMDLNj ka pasur dhe vazhdon të interesohet për të gjitha rastet që paraqiten dhe për të drejtat e të gjithë qytetarëve e veçanërisht të drejtat e fëmijëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)