26 Shtator 2022

Klubi i Prodhuesve organizon Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Prishtinë, 29 qershor - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) do të organizoj Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional - VET Samit!

Pjesëmarrës në VET Samit, do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku do të jetë pjesë e ceremonisë hyrëse dhe do të vizitoi panairin e shkollave profesionale pjesë e VET Samitit.

Për herë të parë në Kosovë, VET Samiti po vjen me qëllim të diskutimit mbi rolin kyç të arsimit dhe aftësimit profesional në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Kjo ngjarje vjen e organizuar nga Klubi i Prodhuesve së bashku me Besa Foundation e.V.

Të pranishëm do të jenë 150 kompani vendore dhe rajonale, institucionet qeveritare, ambasadorë, shoqatat e biznesit, donatorët ndërkombëtarë si dhe ekspertë me renome ndërkombëtare – për të diskutuar dhe shkëmbyer përvojat e tyre dhe për të parë praktikat më të mira për krijimin e një sistemi sa më të avancuar për AAP, i cili do të ndikon në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Edicioni i sivjetmë i VET Samitit përkrahet nga Projekti ESVET PRO - Mbështetja e Bashkimit Evropian për Rikualifikimet Profesionale dhe Profesionet në AAP, Enhancing Youth Employment- EYE Project, Projekti ALLED 2 dhe Kosovo Challenge Fund.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)