26 Janar 2020

Klubi i Mjedisit ndan njohuritë e "eko-shkollës" me shkollat e tjera

Prishtinë, 10 tetor - EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “EKO-Shkolla” ka realizuar një takim me përfaqësuesit e shkollës "Emin Duraku" në Prizren, dhe së bashku me Klubin e Ambientit "Luciano Motroni" ka mbajtur një prezantim para nxënësve të kësaj shkolle.

Pas kalimit nëpër një serie të edukimit mjedisor, zbatimit të aksioneve të shumta dhe fitimit të përvojës dhe njohurive përkatëse, EC dhe anëtarët e këtij Klubi tani po organizojnë vizita dhe ligjërata në shkolla të tjera publike të Prizrenit për të ndarë përvojën e EKO-Shkollës dhe të motivojnë të rinjtë e tjerë që të merren me çështjen e mbrojtjes së mjedisit.

Sot para nxënësve të kësaj shkolle përkatësisht janë prezantuar temat e trajnimeve nëpër të cilat kanë kaluar ky klub, nismat e realizuara, intervenimet ekologjike dhe dokumentet që janë prodhuar për të shërbyer si udhëzues për iniciativa të tilla.

Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 janar 2020

- Let’s Do It Kosova dhe Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badocit organizojn aksion pastrimi në liqenin e Badocit. (Liqeni Badocit, ora 10:00 - nisja bëhet nga zyret e Let’s Do It Kosova, ora 9:30)

- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Istogut për nder të “Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe “ do të organizoj turnirin ndërkombëtarë në shah UÇA.92. (Restorant Butrint në Istog, ora 10:30)