08 Korrik 2020

Këshilli Drejtues ka zgjedhur dy Prorektorë të Universitetit “Kadri Zeka”

Gjilan, 14 nëntor - Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka”, në mbledhjen e mbajtur sot në Gjilan, në bazë të propozimit të Rektorit Porf. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe pas konsultimit me Senatin, zgjodhi Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, Prorektor  për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve dhe Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Xhevdet Thaqi,  në cilësinë e Prorektorit për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, mbulon aspektet e mësimit dhe çështjeve studentore.

Xhevdet Thaqi është Doktor i Shkencave të Didaktikës së Matematikës, Profesor i Asocuar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Xhevdet Thaqi  ka qenë Prorektor për marrëdhënie me jashtë dhe cilës (u.d.),  Prorektor për mësim, shkencë dhe çështje të studentëve (u.d.), Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike,  ndërsa tash së fundi ka ushtruar detyrën e Dekanit tw Fakultetit të Shkencave Aplikative.

Kurse, Dukagjin Leka  në cilësinë e Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, mbulon aspektet  e bashkëpunimit ndërkombëtar institucional, realizon projekte bashkëpunuese  ndërkombëtare e posaçërisht ato me programet e Komisionit Evropian që kanë për qëllim kyçjen dhe  shtytjen përpara  të Universitetit “Kadri Zeka”  në Universitetet Evropiane në vazhdimësi.

Dukagjin Leka është Doktor i Shkencave Juridike Ndërkombëtare, Profesor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, derisa që nga muaji shkurt i vitit 2016 ka qenë po ashtu Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Korrik 2020

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendi, salla C301, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”, i cili qëllim kryesor ka krijimin e lehtësirave në punësim, të personave të strehuar në strehimoret e dhunës në familje dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, kati i 9-të, salla 914, ora 11:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Rilindja”në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:00)