22 Shtator 2019

Kërkohet futja e lëndës Edukim Medial në programet mësimore të shkollave

Prishtinë, 2 shtator - Me fillimin e vitit të ri shkollor, Instituti EduMedia dëshiron të potencojë edhe një herë domosdoshmërinë e futjes së lëndës Edukim Medial në programet mësimore të shkollave tona fillore.

Instituti EduMedia vlerëson se është nevojë urgjente përfshirja e kësaj lënde në planprogramet shkollore, për shkak të ekspozimit enorm të fëmijëve ndaj rreziqeve të ndryshme nga përmbajtjet e papërshtatshme dhe të rrezikshme në medie.

Për të mbrojtur fëmijët, nga dezinformatat, nga dhuna e shfaqur në medie apo çfarëdo përmbajtje tjetër mediale negative, ata duhet të aftësohen që të kenë gjykim kritik dhe aftësi për t’u shmangur nga rreziqet.

Përfundimisht, konsiderojmë që ky vit shkollor duhet të shfrytëzohet për të marrë vendimin e shumëkërkuar dhe të shumënevojshëm, për futjen e lëndës së Edukimit Medial në planprogramet obligative shkollore.

Gjatë këtij viti, Departamenti i Gazetarisë i Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me SBASHK-un ka filluar mbajtjen e trajnimeve të mësimdhënësve për edukim media, por kjo iniciativë e edukimit joformal, duhet të plotësohet me projekte të tjera, veçmas në arsimin formal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)