14 Nëntor 2018

Interesim i madh i aplikuesëve për tu regjistruar në Universitetin e Gjilanit

Gjilan, 10 korrik - Që nga dje kur dhe ka filluar aplikimi i maturantëve për tu regjistruar në Universitetin “Kadri Zeka” për vitin akademik 2018/2019, vërehet interesim mjaft i madh në të gjitha Fakultetet, si në Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Edukimit dhe atë të Shkencave Kompjuterike. Vetëm  sot numri i aplikantëve ka arritur rreth 500 sosh.

Shuajb Ramadani dhe Levent Fejzullahu kishin ardhur nga  Lugina e Preshevës për të aplikuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Ata thonë se  janë munduar që përzgjedhjen e profesionit, të cilin edhe e dëshirojnë, ta bëjnë në bazë të kërkesave edhe në tregun e punës.

“Kemi vendosur të studiojmë në profesionin që e duam, Shkencat Kompjuterike, dhe dëshirojmë  të pranohemi, sepse me këtë drejtim shumë shpejt mund  edhe të punësohemi, pasi që në ditët e sotme teknologjia me të madhe ka marr hov në zhvillim”, thonë Shuajbi dhe Leventi.

Të njëjtin mendim me Shuajbin dhe Leventin e ka edhe Lejla Keqmezi nga Gjilani, e cila po ashtu kishte zgjedhur që të aplikojë për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Është e vështirë të parashihet me saktësi se cilat profesione do të jenë më të kërkuarat në tregun e Kosovës, thotë Mirjana Buzuku nga Kamenica. Megjithatë, ajo thotë se ka zgjedhur profesionin e preferuar Juridikun për të studiuar.

“Si jurist, nëse në të ardhmen më mundësohet nga autoritetet kompetente që të punësohen, do të ishte shumë mirë, do të jepja edhe unë kontributin në shtetin tim”, thotë Mirjana.

 Jeton Demi nga Gjilani, u shpreh se ka zgjedhur të vazhdojë studimet në Fakultetin Ekonomik për shkak se Kosova ka nevojë për ekonomistë të mirë.

“Në drejtimin ekonomi, menaxhment aplikova, sepse Kosova ka nevojë për ekonomistë më të mirë“, u shpreh Jetoni.

Kurse  Elmedina Grainca nga Ferizaj thotë se ka vendosur që të studiojë fushën e edukimit, përkatësisht programit fillor pasi që sipas saj ky profesion është adekuat për femra.

“E kam regjistruar Fakultetin e Edukimit, degën programi fillor. Mendoj që është drejtim i mirë për femra dhe për këtë arsye kam vendosur të vazhdoj të studioj”, ka thënë Elmedina.

Nga ana tjetër, Januz Dërvodeli , dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, thotë se  Universiteti “Kadri Zeka” është përgatitur për t’iu dhënë mundësinë të gjithë atyre që meritojnë të vazhdojnë studimet.

“Jemi të përkushtuar që ky proces të rrjedh në mënyrën më të mirë të duhur në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi dhe do t’u japim mundësinë të gjithë atyre që meritojnë në kuadër të parametrave numerik që Universiteti ka shpallur për këtë vit akademik”, ka thënë dekani Dërvodeli.

Ndryshe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet, programin Marketing , programin Menaxhment dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, do të regjistrojë 1218 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Paraqitja e dokumenteve zgjatë deri më 17.7.2018, kurse provimi pranues do të mbahet më  20.7.2018.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2018 - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me programin 'Ndërtimi i Institucioneve Ndërkufitare Plus',  i cili financohet nga Bashkimi Evropian organizon Forumin Rajonal fokusohet mbi koordinimin dhe harmonizimin rajonal në kontekstin e para-aderimit, si dhe shkëmbimin dhe transferimin e praktikave të mira të vendeve nga Ballkani Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka vizitojnë Kompaninë Rajonale  te Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan. (Objekti i KRU Hidromorava, ora 9:00)

 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Ekipi i OKB-së në Kosovë, së bashku me UNWOMEN organizojnë diskutim lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm pak para fillimit të fushatës 16 Ditët e aktivizmit. (Qendrën e konferencave Orion, ora 9:15)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Shoqata e familjarëve të personave të zhdukur "27 Prilli 1999-Meje" raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zhvillimin e punimeve në kompleksin memorial në Meje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.(Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Organizatorët e fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizojnë tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Prishtinës në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Pylli i Arinjve” në Badovc, ora 10:00)

- E ngarkuara me Punë Colleen Hyland dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të flasin në hapjen e edicionit të dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa  në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Gjykatat, Projektkodi Penal i Republikës së Kosovës, Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të nënshkruaj Memorandum Mirëkuptimi me ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Ambasaden e Republikës Federale të Gjermanisë. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet  raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka vizitojnë punishten e projektit “Lumi Mirusha” dhe projektin e Digës e Përlepnicës. (Gjilan, ora 10:40 - deklarata për media në Përlepnicë, ora 11:20)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati vizitojnë projektin “Ruajtja e ambientit dhe rekreacionit në  Kamenicë”, SHMLP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë. (Kamenicë, ora 12:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Kamenicës. (Oborri i objektit të ri të Komunës së Kamenicës, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati vizitojnë projektin “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë. (Kamenicë, ora 12:30)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe Bordit i Trepçes raportojn para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me funksionalizimin e Ndërmarrjes Trepça. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Didier Chabert dhe Christian Heldt do të flasin para studentëve kosovarë për përvojat e pajtimit franko-gjerman. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi se bashku kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati mbajnë konferencë për media. (Lagja Malësia në Kamenicë, ora 13:20)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Ferizaj. (Qendra e Kulturës në Ferizaj, ora 17:00)

- Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë javën e ndërmarrësisë, Cacttus Education organizon diskutimin publik me temë Ndërmarrësia në TIK- Tejkalimi i sfidave gjatë krijimit të një biznesi në fushën e TIK-ut. (Inovation Center Kosovo, ora 17:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Kaçanik. (Restorant Egzona në Kaçanik, ora 19:00)