28 Mars 2024

Inagurohet Qendra për Mësim në Distancë

Prishtinë, 4 gusht - Sot u bë hapja zyrtare e qendrës së parë për mësim në distancë - Kosova Center for Distance Education (KCDE).

Kjo qendër ka për qëllim të sigurojë dhe promovojë mundësitë e përdorimit të mësimit online apo digjital në Kosovë për të forcuar qëndrueshmërinë e sistemit arsimor përmes shfrytëzimit të mundësive digjitale, kështu duke gjetur zgjidhje të aplikueshme për të gjithë.

Ceremonia u hap nga Drejtoresha Ekzekutive e organizatës Antigona Uka, e cila tha se kjo ngjarje përcakton fillimin e mësimit virtual në Kosovë si përpjekje e përbashkët për të avancuar mundësitë digjitale në arsim në formë të organizuar.”

 Më tutje shtoj se si sektor, arsimi digjital akoma konsiderohet risi apo formë inovative e të mësuarit, dhe se sot më shumë se kurrë është e rëndesishme që të rinjtë tanë të kenë qasje në këto mundësi digjitale.

Antigona gjithashtu foli për rëndësinë e politikë-bërjes në këtë drejtim për cka tha se “duke krijuar kornizen ligjore, bëhet edhe zgjerimi i qasjes në opsionet e të nxënit dhe mësimdhënies digjitale, krijohen kualifikimet e njohura ligjërisht, si dhe inkurajohen mësimdhënësit që të zhvillojnë kompetencat e tyre në këtë fushë.”

Më pas Ministrja Znj. Arbërie Nagavci nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit uroj për hapjen e kësaj qendre duke theksuar se Qendra për Mësim më Distancë (KCDE) duhet të shërbej si burim informacioni për të tjerët, në kuptim të përcaktimit të metodave dhe formateve për realizimin e mësimit në distancë.

Po ashtu, Ministrja shtoi se meqë kjo është fushë krejtësisht e re, duhet të zhvillohen mekanizma të sigurmit të cilësisë për kurset e mësimit në distancë, në veçanti për ato që kërkojnë akreditim”.

Në fund ajo përmendi pikat e përbashkta të bashkëpunimit me qendrën drejt avancimit të sektorit.

Enis Rexhepi nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në mes tjerash tha se Ambasada ka për qëllim të kontriboj në sektorin e arsimit tash e shumë vite dhe se puna me ofrimin e mundësive për studentet kosovarë që të studiojnë në Amerikë korrë benefitet pas disa vitesh, sic është rasti i Antigonës dhe bashkëthemeluesëve të KCDE, duke sjellë mbrapa në vend më të mirën që mund të marrin nga këto eksperienca.

Po ashtu, rikujtoi projektin e parë nga KCDE në vitin 2016 të quajtur Mëso Online dhe përgëzoi për punën shumë vjeçare që përfundimisht po sjellë rezultate që do të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjës së arsimit në Kosovë.

Në fund fjalën morri Joe Freidhof, nëkryetari i Michigan Virtual, njëherit partnerë i KCDE-së, i cili ishte i ftuar në formë virtuale. I njejti fillimisht përgëzoi KCDE-në duke shprehur se është i lumtur të jetë pjesë e saj. Më pas foli për rëndësinë e mësimit digjital duke thënë se “hapja e Qendrës Kosovare për Mësim në Distancë paraqet një mundësi të madhe për krijimin e njohurive të reja dhe përhapjen e njohurive ekzistuese si në komunitetin global ashtu edhe në shkollat ​​dhe familjet Kosovare.

Sipas Joe, hapja e kësaj qendre gjithashtu paraqet një levë të shkëlqyeshme për udhëheqësit ligjor në Kosovë për të përshpejtuar ndryshimin në mënyrë të përgjegjshme. Krejt në fund tha se si këshilltar i KCDE-së, mezi pret të ndaj përvojën e tij për të quar organizatën drejt rritjes.

Eventi bashkoj përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe media.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)