14 Korrik 2020

Hykmete Bajrami merr detyrën e ministres së re të Arsimit

Prishtinë, 4 shkurt  - Ministri i deritanishëm i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i ka dorëzuar sot detyrën ministres së re të këtij dikasteri, Hykmete Bajrami, e cila nga sot do të udhëheqë punën në këtë institucion.

Me këtë rast, ministri Bytyqi uroi ministren Bajrami për detyrën e re dhe uroi që të ketë sukses në punën në këtë sektor të rëndësishëm të jetës në Kosovë.

Ndërsa, pas pranimit të detyrës, ministrja Hykmete Bajrami theksoi se, ka pranuar një përgjegjesi të madhe në një sektor ku gjendja tashmë është e konstatuar. “Situata në sektorin e arsimit është shumë e keqe. Ne e marrim këtë punë si shumë me përgjegjësi dhe jam e sigurtë se do të kemi edhe përkrahjen e plotë të Qeverisë në mbështetjen qoftë buxhetore, qoftë në sigurimin e pavarësisë së plotë të institucioneve”, theksoi Ministrja.

Ministrja Bajrami, ndër të tjera, përmendi përjashtimin e Kosovës nga disa institucione të rëndësishme evropiane. “Do të bëjmë përpjekje maksimale që të ripranohemi te këto institucione, si te EQAR dhe ENQA, të cilave do t’ju të garantojmë që nuk do të ketë ndërhyrje politike dhe do të ketë njerëz profesionistë që punojnë në zbatim të ligjit”, tha ajo, ndërsa theksoi se do të punohet me të gjithë akterët dhe partnerët, në mënyrë që të përmirësohet gjendja në sektorin e arsimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Korrik 2020 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti "Dekada e sigurisë 2010-2019" si dhe do të bëhet edhe prezantimi i përgatitur nga Policia e Kosovës, të ashtuquajtur:" Gjendja e sigurisë në trafikun rrugor". (Ndërtesa e Ministrisë sē Infrastrukturës, ora 10:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon konferencën online me temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?” (zoom.us/j/93560389814, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

 - Mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023 me grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjithë OJQ-të (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 15:00)

- Në prani të Ambasadorit Gjerman, Christian Heldt dhe drejtori të GIZ, David Oberhuber do të nënshkruhet një partneritet publik-privat midis GIZ dhe Kolegjit Heimerer me qëllimi zbatimin e masave të menaxhimit të higjienës sipas hulumtimit më të fundit të Covid-19 që do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e pacientëve dhe stafit në spitalet publike në Kosovë dhe do të parandalojë përhapjen e koronavirusit brenda këtyre institucioneve. (Tek Kolegji Heimerer, ora 15:00)

- Mbahet dëgjimi publik me Biznese të komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 16:00)

-  Demokraci për Zhvillim organizon  sallonin e radhës me temën “Ndikimi i pandemisë në punësimin e grave”. (Përmes platformës Google Meet, ora 17:00)

-  Ambasada e Francës permes rrjeteve sociale kremton Festën kombëtare franceze. (https://www.facebook.com/FranceauKosovo/,  ora 18:00)