12 Korrik 2020

Hivzi Islami kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve

Prishtinë, 22 dhjetor - Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, zgjodhi sot Hivzi Islamin kryetar të ri.

Përmes një komunikate për medie, ASHAK bën të ditur se sot zgjodhi Kryesinë e Akademisë, përkatësisht: akademik Hivzi Islamin – kryetar, akademik Pajazit Nushin - nënkryetar; dhe anëtarin korrespondent Isuf Krasniqi, sekretar i përgjithshëm, informon KTV.

Po ashtu Kryesia e ASHAK verifikoi zgjedhjen e akademik Mehmet Krajës, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, akademik Mark Krasniqit, sekretar të Seksionit të Shkencave Shoqërore, anëtarit korrespondent Fejzullah Krasniqit, sekretar të Seksionit të Shkencave të Natyrës, dhe akademik Zeqirja Ballatës, sekretar i Seksionit të Arteve.

Kryetar i deritashëm i ASHAK ishte akademiku Besim Bokshi, nënkryetar akademik Hivzi Islami, kurse sekretar akademiku Engjell Berisha.(

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Korrik 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 16:00)