19 Prill 2024

Historia e gjuha, Shqipëri-Kosovë se shpejti me tekste të njëjta

Tiranë, 10 janar - Pas abetares mbarë kombëtare shumë shpejt do të kemi edhe librin e historisë shqiptare dhe atë gjuhës shqipe, që do të jenë të njëjtë për Shqipërinë, Kosovën dhe Luginën e Preshevës.

Ministri i Arsimit të Shqipërisë, Myqerem Tafaj thotë se janë ngritur komisionet përkatëse me ekspertë dhe se do të ndiqen të njëjtat procedura si edhe me abetaren.

"Do të fillojmë me tekstin e gjuhës shqipe dhe të historisë, partneri ynë kryesor mbete Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës. Ne në këto komisione do të ftojmë përfaqësues, studiues të universitetit të Tetovës, përfaqësues nga këshilli nacional i shqiptarëve i Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës për të bashkërenduar gjithë punën që ka të bëjë me ofrimin e mësimit për fëmijët në diasporë", thotë Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.

Kreu i arsimit foli edhe për reformën e financimit në universitete. Kohë më parë u deklarua nga zyrtarët e arsimit se ajo do të fillonte të aplikohej në vitin 2013, por do të duhet të presim sipas Tafaj deri në verën e këtij viti.

"Ne kemi gjithë paketën të përfunduar së bashku me Bankën Botërore. Reforma e financimit të arsimit të lartë është një reformë e domosdoshme. Kjo reformë, është një reformë dhe ashtu siç është planifikuar, projektuar nga ne në bashkëpunim me Bankën Botërore është krejtësisht në përputhje me prirjen e sotme në vendet e BE", thotë Tafaj.

Tafaj është shprehur edhe për procedurat që do të ndiqen për fëmijët e emigrantëve shqiptarë të kthyer. Ai tha se do të ketë lehtësi për këta nxënës, të cilët në asnjë rast nuk do të mbeten në klasë, ndërsa për maturantët do të punohet rast pas rasti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)