28 Mars 2024

Hetohen regjistrimet e paligjshme në Universitetin e Prishtinës

Prishtinë, 10 dhjetor - Universiteti i Prishtinës (UP) është vënë në inspektim urgjent të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), menjëherë pas raportimit të medieve për mënyrën e regjistrimeve të jashtëligjshme të studentëve të rinj.

Ministri, Ramë Buja, e ka shoqëruar këtë masë me shprehje keqardhjeje për atë që ka ndodhur në universitetin më të madh publik.

Ministri edhe ka dhënë zotimin për të ndërmarrë masat, sapo të konstatohen shkeljet.

“Ne kemi të drejtë ato që kemi ligjërisht, që të fusim për aq sa mund të fusim duart në universitetin publik të Prishtinës dhe neve na ka ardhur keq për ato gjëra që kanë ndodhur. Ju jeni në dijeni për kuotat që ka aprovuar Ministria e Arsimit. Ne kemi shtuar edhe një 5 për qind pastaj me kërkesë të tyre.

Tjetra, ne jemi në kërkim të asaj se çfarë në esencë ka ndodhur dhe gjithsesi si nivel që ka të bëjë me politikat arsimore, ne po merremi patjetër me këtë çështje”, ka thënë të premten ministri Buja.

“Ne akoma s’kemi të dhëna tamam burimore se si në të vërtetë ka ndodhur kjo gjë dhe si t’i kemi, gjithsesi se do të ndërmarrim hapa që na lejon ligji për t’i ndërmarrë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)