25 Prill 2024

Haziri konfirmon mbështetjen për konviktin e nxënësve dhe studentëve

Gjilan, 13 dhjetor – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune drejtorin e konviktit të nxënëve dhe studentëve në Gjilan, Nijazi Hyseni, ku u informua me ecurinë e punëve që zhvillohen aty.

Hyseni ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe financiare për këtë institucion, i cili funksionon vetëm me mjete vetanake të Komunës së Gjilanit.

“Faleminderit kryetar për mbështetjen e madhe. Numri i nxënësve dhe studentëve është 132, dhe ata gravitojnë kryesisht nga regjioni i Anamoravës. Vlen të theksohet se vetëm 16 nxënës dhe 3 studentë janë të komunës sonë, ndërkaq të tjerët janë nga komunat tjera të Anamoravës dhe Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Kryetari Haziri ka rikonfirmuar mbështetjen financiare për funksionimin e konviktit të nxënëve dhe studentëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)