29 Mars 2024

Haziri kërkon ndërprerjen e grevës në arsim në komunën e Gjilanit

Gjilan, 17 janar -  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka vizituar grevistët në shkollën fillore “Sadulla Brestovci” dhe edukatoret e çerdhes “Ardhmëria II”.

Kryetari Haziri me këtë rast ka kërkuar ndërprerjen e grevës dhe në të njejten kohë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës përmbushjen e të gjitha kërkesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

“Kërkesat e grevistëve janë të drejta, por humbja e mësimit është humbje e madhe për nxënësit. Prandaj, kërkoj nga SBASHK’u që ta ndërpresë grevën dhe nxënësit t’i kthehen procesit të rregullt mësimor. Por, kërkesa ime drejtuar Qeverisë është që t’i përmbush të gjitha kërkesat e Sindikatës”, ka thënë Haziri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)