26 Prill 2024

Hapet qendra për mësimin e gjuhës - partner i Institutit Goethe

Prishtinë, 13 maj - Ceremonia e hapjes së qendres për mësimin e gjuhës në Prishtinë - partner i Institutit Goethe mbahet sot ora 18:00 në prani të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Ambasadorëve të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, si dhe përfaqësuesëve të Institutit Goethe nga Selaniku dhe Athina.

Që nga viti 2007 Instituti Goethe i organizon provimet gjuhësore në nivel A1 edhe në Prishtinë. Synimi i Qendrës së Mësimit të Gjuhës është që krahas këtyre provimeve të ofrojë edhe provime tjera të njohura ndërkombëtarisht, si dhe të ofrojë mësim cilësor të gjuhës në të gjitha nivelet. Hapja e një qendre të tillë të Goethe-s reflekton rëndesinë e gjuhës gjermane në Kosovë.

Bashkë me ngritjen e interesimit për gjuhën gjermane në Kosovë është shtuar edhe kërkesa për një ofertë cilësore të gjuhës, për ofrimin e mundësive kualifikuese për mësimdhënës, për një ofertë të gjërë informative mbi Gjermaninë, si dhe për kualifikim gjuhësor dhe atë gjuhësor profesional në kuadër të kualifikimit profesional dhe përgatitjës për studime.

Ekipi ndërkombëtar i Qendrës për Mësimin e Gjuhës i ofron të gjithë atyre, të cilët interesohen për Gjermaninë dhe gjuhën gjermane një kurs efektiv të gjuhës, i cili duke iu referuar standardeve mbarëbotërore të Institutit Goethe ndërtohet mbi koncepte inovative dhe i përshtatet kompetencave dhe dëshirave individuale të kursistëve.

Oferta jonë pasurohet edhe me kurse fundjavore, kurse për firma, mësim individual, si dhe kurse për fëmijë dhe të rinjë. Të gjitha kurset dhe provimet i referohen kornizës së përbashkët evropiane dhe përmbajnë miediet dhe materialet mësimore më moderne.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)