29 Janar 2022

Hapet Qendra me bazë në komunitet në fshatin Magure

Lipjan, 5 nëntor - Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim në kuadër të implementimit të projektit të mbështetur nga UNICEF organizon hapjen e Qendrës me Bazë në Komunitet në fshatin Magure të Komunës së Lipjanit.

Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim, është duke implementuar projektin “Forcimi i ndërgjegjësimit, qasjes dhe cilësisë së arsimit bashkëkohor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë në fëmijërinë e hershme, me fokus në komunën e Gjilanit, Lipjanit dhe Dragashit” me qëllim të rritjes së përfshirjes së fëmijëve në institucionet e edukimit të hershëmm në Kosovë, në mënyrë të veçantë në zonat me përfshirje më të ulët të femijeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)