20 Prill 2024

Hapet panairi i të diplomuarve në SHBA

Prishtinë, 16 nëntor - Në kuadër të Javës së Arsimit Ndërkombëtarë sot në Prishtinë do të hapet Panairi i të diplomuarëve në Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA).

Me kete rast Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, do të vizitojë Panairin i cili është i treti e që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Edukimit.

Më se 30 të diplomuarë të universiteteve të SHBA-ve do të marrin pjesë në panair i cili ka për qëllim të theksojë përvojën e të studiuarit në Shtetet e Bashkuara, si dhe programet specifike akademike dhe bursat për të cilat mund të jenë të interesuar studentët e Kosovës.

Ambasadori do të përshëndesë pjesëmarrësit alumni, studentët dhe nxënësit, dhe do të bisedojë me ta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)