24 Shkurt 2019

Hapet panairi i katërtë vjetor i Kolegjeve të Alumnive

Prishtinë, 15 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Zëvendësshefit të Misionit, Richard Mei do të vizitojë Panairin e katërtë vjetor të Alumnive të Kolegjeve që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Edukimit.

Më se 30 alumni të universiteteve të SHBA-ve do të marrin pjesë në panair i cili ka për qëllim të theksojë përvojën e të studiuarit në Shtetet e Bashkuara, si dhe programet specifike akademike dhe bursat për të cilat mund të jenë të interesuar studentët e Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës së Zëvendësshefit të Misionit, Richard Mei do të përshëndesë pjesëmarrësit alumni, studentët dhe nxënësit, dhe do të bisedojë me ta. Ngjarja është e planifikuar për të:

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)