26 Nëntor 2020

Hapet konkursi për pranimin e studentëve, të UP-së në Qendrën e Studentëve

Prishtinë, 29 tetor - Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve për banim  në  konvikte dhe  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2020/2021. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 29.10.2020 deri më datën 07.11.2020.

Studentët  të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend me Covid-19 dhe në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK këtë vit do të pranojë rreth1600 studentë,pra një student në një dhomë.

Edhe në këto rrethana QS ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për studim.

Mënyra e përzgjedhjës së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Këtë vit ndarja e vendeve për strehim në konviktet e Qendrës se Studentëve, do të bëhet në bazë të kërkesës së rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe atë 70% e këtyre vendeve do të ndahen per fakultetet, programet e studimit të të cilave përmbajnë lëndë praktike dhe labaratorike si dhe 30% për faklutetet, programet e të cilave përmbajnë komponentet teorike

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)