28 Mars 2024

Hapen tri drejtime master në Fakultetin Juridik

Prishtinë, 24 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë në hapjen solemne të tri drejtimeve të reja të programit Master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (UP).

E drejta Penale, e drejta Kushtetuese dhe Administrative si dhe e drejta Financiare janë tri programet e masterit, të cilat janë projekt i IPA-s 2008, i emëruar si “Reforma ligjore në sistemin e drejtësisë.

Me këtë rast, ministri Buja theksoi rëndësinë që kanë për Universitetin e Prishtinës dhe për drejtësinë në Kosovë, hapja e këtyre programeve të masterit në Fakultetin Jurdik.

Ministri theksoi se është tejët i interesuar që të ndihmojë këtë institucion, ku ndër të tjera, ai tha se “ka buruar edhe liria”.
 
Ministri Buja theksoi faktin se ai sapo kishte marrë detyrën si ministër i Arsimit, takimi e parë e kishte pasur me rektorin Mujë Rugova dhe ishte inicuar çështja e hapjes së studimeve të doktoratës në UP, gjë për të cilën është vendosur tashmë. “Mos pyesni për çmimin se sa do të kushtojë një doktoratë. Aty ku na mungojnë kuadrot për ta realizuar këtë nivel të studimeve të sjellim profesoratin nga anë e kënd botës dhe të plotësojmë ato që duhet, në mënyrë që të mos ndalemi sa i përket studimeve të doktoraturës”, tha ministri Buja, i cili edhe një herë shprehu gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që drejton për të dhënë ndihmën e pakursyer në këtë drejtim.
 
Në këtë ceremoni, mori pjesë edhe shefi i operacioneve i KE-së në Kosovë, Cristof Stochk, i cili tha se Komisioni Evropian do të vazhdojë ta përkrahë edhe më tutje UP-në.

Pjesëmarrës ishin edhe rektori i UP-së, Mujë Rugova, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, kryeprokurori Ismet Kabashi dhe shumë përsonalitete tjera të drejtësisë, mësimdhënës e studentë.

Ky projekt është financuar Bashkimi Evropian, i menaxhaur nga Zyra e Komisionit Evropian, ndërsa i implementuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Drejtësi (IRZ), ACOJURIS franceze dhe Akademia Hungareze e Drejtësisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)